Tensionet janë ngritur midis kandidatëve për president të Barcelonës Joan Laporta dhe Victor Font përpara zgjedhjeve të muajit Janar.
Laporta ka krijuar një billbord promovues afër stadiumit “Santiago Bernabeu”, shtëpia e rivalëve të ashpër Real Madrid dhe Font tani i është përgjigjur Laportas.
Në banderolën e Laportas shkruhet: "Duke pritur të shihemi përsëri" një mesazh ky i drejtpërdrejtë për tifozët e Madridit, duke iu referuar sesi ai si president i “Blaugranëve”, udhëhoqi klubin në një periudhë ngjitjeje mbi “Los Blancos” si brenda ashtu edhe në Evropë, midis viteve 2003 dhe 2010.
Në reagimin e tij, kandidati tjetër për president të Barcelonës, Font, ka thënë:
“Jan, ti je mjeshtri! Sidoqoftë, banderola nuk do të fitojë një Champions League, as do të zgjidhë borxhin e klubit, as do të ndërtojë një stadium të ri. Prandaj, ne mund t'i kontrastojmë projektet tona. Shihemi më 24 janar! ”