Skuadra e Eintracht nga Frankfurti ka lëshuar fitoren nga duart në çastet e fundit, duke barazuar me rezultat 3:3 Monchengladbach-un, në takimin e javës. së 12-të të Bundesliga I.
Futbollisti Andre Silva shënon dy gola, në minutën e 22-të nga penalltia dhe në atë të 24-tën, Barkok realizon golin e tretë (32').
Monchengladbach u mundua deri në fund dhe ia doli, falë het-trik-ut të Lars Stindl, që realizon në minutën e 14-të, 90+2 nga penalltia dhe 90+5’.
Duhet theksuar se nga minuta e 81-të, Eintracht mbetet me një futbollist me pak, pasi që Abraham u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Monchengladbach është në vend të gjashtë me 18 pikë, ka katër pikë më shumë se Eintracht që gjendet në vend të nëntë.