Juventusi do të ndërhyjë në merkaton e janarit për të sjellë një qendërsulmues që do të shërbejë për çdo rast si zëvendësues i Kristiano Ronaldos apo Alvaro Moratës. Dhe bardhezinjtë kanë dy emra në mendje.
Bëhet fjalë për dy sulmuesit Oliver Zhiru (Çelsi) dhe Arkadiush Milik (Napoli).
Francezi është një dëshirë e madhe e bardhezinjve dhe sipas mediave italiane drejtuesit janë në kontakte me të.
Në rast se kampioni i botës me Francën rinovon kontratën me Çelsin, atëherë do të tentohet futbollisti polak i Napolit Arkadiush Milik.
Ky i fundit ishte në planet e “Zonjës së Vjetër” në verë, por kërkesat e larta të tij i sprapsën drejtuesit e kampionëve të Italisë.