Në Vushtrri nuk ka qetësi, sipas reagimit të tifozëve “Forca”, janë arrestuar dy anëtarë të tyre. Tifozët “Forca” ka kohë që janë të pakënaqur me kryetarin e klubit të futbollit Vushtrria, Bajrush Kajtazi.
“Mbrëmë na u arrestuan dy anëtarë tanë, vetëm pse në afërsi të stadiumit brohoriten “ baka jashtë”.
Ju bëjmë me dije atyre që orkestrojnë këto arrestime, se zëri ynë kundër së keqes do të vazhdojë të jehoj deri në çlirimin e plotë të klubit tonë të zemrës.
Pe ritheksojmë se, këto arrestime që po vazhdojnë̈, na bëjnë edhe më të fortë – sepse e drejta herëdo kur do të triumfoj dhe se një ditë të gjithë do te kuptojnë se e keqja nga klubi duhet luftuar në ç’do formë.
Ju bëjmë̈ me dije se, nga tash e tutje do ta bëjmë të pamundurën që të pengojmë̈ zhvillimin e ndeshjeve në stadium, deri në largimin e të keqes nga klubi.
Shihemi shumë shpejt. S’ka mu nal. BakaJASHT”, shkruan në faqen e TK ‘Forca”.