Real Madridi ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në La Liga duke duke triumfuar ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 3.1.
Ndeshja nisi shumë keq për mysafirët ttë cilët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas vetëm 13 minutave lojë pas përjashtimit të Raul Garcias me karton të kuq.
Këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi Real Madridi që gjeti golin e epërsisë në fund të pjesës së parë me golin e gjermanit Toni Kroos.
Në pjesën e dytë Bilbao reagoi duke barazuar rezultatin në 1-1 me golin e realizuar nga Ander Capa në minutën e 52'
Fitoren Real Madridit ia siguroi Karim Benzema me dy golat e tij në minutat 74' dhe 90'.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi renditet në vendin e tretë me 26 pikë, aq sa kanë edhe Atletico Madridi dhe Real Siciedadi që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.