Agjenti i spanjollit: Juventusi do ta blejë Moratan

Futboll

Agjenti i spanjollit: Juventusi do ta blejë Moratan

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:44
Agjenti i spanjollit: Juventusi do ta blejë Moratan

Agjenti i Alvaro Moratas, Juanma Lopez ka besimin se Juventusi në fundin e edicionit do ta blejë spanjollin.

Morata u huazua në Verë të "Bianconerët" për 10 milionë euro me mundësi blerje për 45 milionë euro.

Sulmuesi ka gjetur formën e duhur duke qenë titullarë nën urdhrat e Andrea Pirlos dhe një ndër yjet kryesorë të "Zonjës së Vjetër".

Agjenti i tij është deklaruar duke theksuar se klubi italian në verë do e kompletojë transferimin.

"Në fund të sezonit, Juventusi do ta blejë Moratan nga Atletico. Jam i sigurt", tha ai.

Morata deri me tani ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar pesë asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat