Borussia Dortmund gjen trajnerin e ri.
Borussia Dortmundi do të caktojë trajnerin e ri verën e ardhshme. Sipas medias gjermane “Bild”, drejtuesit e klubit verdhezi kanë arritur akordin me trajnerin e Borussia Monchengladbach, Marco Rose, i cili pritet të marrë frenat e skuadrës në muajin qershor të 2021-shit.
Në këto momente, është e pamunduar që ai të largohet nga drejtimi i Gladbachut për shkak të klauzolës 5 milionë euro. Gjasat janë që Edin Terzic të qëndrojë në bankinën e Borussias deri në përfundim të këtij edicioni.
Tre ditë më parë, Borussia Dortmundi shkarkoi trajnerin Lucien Favre pas 3 ndeshjeve pa fitore në kampionat.