Rikthehet Eden Hazard, 100 për qind i gatshëm për Eibarin

Futboll

Rikthehet Eden Hazard, 100 për qind i gatshëm për Eibarin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Eden Hazard

Real Madrid i ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen kundër Eibarit në udhëtim të dielën dhe gjatë stërvitjes u pa rikthimi i sulmuesit Eden Hazard.

Hazard ka qenë i lënduar që nga ndeshja kundër Alaves me 28 nëntor, kur e pësoi një dëmtim gjatë minutave të parë të ndeshjes.

Takimi kundër Alaves, në të cilën Hazard u përpoq të vazhdonte të luante para se të largohej pas vetëm gjysmë ore, kishte qenë ndeshja e tij e tretë radhazi dhe ai kishte filluar të ndërtonte një ritëm para këtij dështimi të fundit.

Ishte dëmtimi i dytë muskulor për ish-lojtarin e Chelsea këtë sezon dhe shkaku i tyre ai ka munguar në pesë ndeshjet e fundit.

Në mungesë të tij, madrilenët humben ndeshjen e parë kundër Shakhtar, para se të vazhdonte me fitore në katër ndeshje radhazi.

Sidoqoftë, Zinedine Zidane do të jetë i lumtur që 29-vjeçarin e ka në dispozicion për udhëtimin në Eibar, nëse gjithçka shkon sipas planit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat