Liverpool thuhet se ka interesimin për qendërmbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, që pëlqehet që një kohë e gjatë nga Barcelona.
Spanjollit i skadon kontrata në fundin e edicionit dhe nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, meqenëse dëshiron sfidë të re.
Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e Garcias, por edhe Liverpooli është duke vëzhguar situatën sepse ka probleme defensive.
City për Garcia kërkon 15 milionë euro, por kjo vlerë mund të zbritet sepse kontrata i skadon pas vetëm gjashtë muajve.
Lojtari thuhet se preferon rikthimin në “Camp Nou”, meqenëse ishte në akademinë e blaugranasve.