Gazetari i mirënjohur sportiv, Avni Shabani, që mbrëmë ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, kur fliste për Gjeneratën e Republikës, si shumë herë e tradhtonin emocionet!
Ai kishte një respekt të veçantë për sportistët , sidomos të viteve të 90-ta që i dolën ballë për ballë pushtuesit serb.
Ai për të gjithë kishte fjalë të mëdha, që nga Beqir Aliu, kryetarin e parë të klubit të futbollit Prishtina në pavarësimin e sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe serb (gusht - 1991).
Shkrimi i botuar me 19 prill të vitit 2019
“Beqir Aliu, i priu skuadrës më të suksesshme të futbollit Prishtina, në kohërat më të vështira, duke kontribuar shumë në pavarësimin e futbollit e sportit!
Në altarin e lirisë ra pavdekësisht vēllau i tij Bajrami, emrin e të cilit e mban me mburrje Stadiumi i qytetit në Skenderaj!”, kështu kishte shkruar Avni Shabani në profilin e tij në facebook. Ky shkrim u botua me 19 prill të vitit 2019 në gazetën kombëtare “Bota sot”.