Bayern Munichd dhe Atletico Madrid janë dy skuadra që kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
Gjiganti gjerman kishte arritur të thyej rekordin e klubit, duke blerë Lucas Hernandezin për 80 milionë euro nga Atletico.
Por bavarezët kanë rikthyer sytë përsëri tek skuadra madrilene ku duan transferimin e një tjetër ylli nga La Liga.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/16/auto_Marcos-Llorente-Atletico-Bayern-Champions-11608135475.jpg)
Kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe Evropës janë duke synuar transferimin e mesfushorit spanjoll Marcos Llorente.
25-vjeçari është njëri nga lojtarët kryesor të Atleticos dhe transferimi i tij në Munich nuk do të jetë aspak i lehtë për kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë.
Reprezentuesi spanjoll këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje me Atleticon, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime.