Mesfushori i Interit, Christian Eriksen është i lidhur me largimin në janar dhe thuhet se preferon t’i bashkohet PSG-së para Manchester Unitedit dhe Arsenalit.
Danezi ka qenë titullarë në pesë ndeshje për "Neurazurët" këtë sezon dhe Conte preferon sistemin 3-5-2 pa ish yllin e Spurs.
Sipas Gazzetta dello Sport, 28-vjeçari ka disa opsione në tavolinë dhe është i hapur për tu larguar në formë huazimi për të luajtur më shumë.
PSG, Manchester United dhe Arsenal kanë interesim, por Eriksen dëshiron kalimin në "Parkun e Princave" dhe një ndër arsyet pse nuk do rikthehet në Premierligë është klubi i vjetër, Tottenham.
Interi gjithashtu është i lidhur me Leandro Parades dhe ndoshta do provojë t’i shkëmbejë në janar.