Trajneri i Baçka Topolas, Zoltan Sabo, ka ndërruar jetë në fillim të kësaj jave mes të natës së hënë dhe të martë.
Portali hungarez “Nemzetisport” ka çartur serbët, ku qytetin e Vojvodinës, Baçka Topola e ka quajtur pjesë jugore e Hungarisë.
“Të martën, lajmi për vdekjen e trajnerit tonë, i cili vjen nga vendi i fqinjëve veriorë, bëri jehonë në Serbi, por edhe në Hungari.
Trajneri i TSC (Baçka Topola), Zoltan Sabo, u nda nga jeta për shkak të ndërlikimeve të frymëmarrjes.
Pastaj erdhi informacioni se Sabo praktikisht tashmë kishte pranuar gjithçka në mënyrë që të bëhej trajner i klubit hungarez Honved, shkrim që u botua në portalin hungarez ‘Nemzetisport’.
Asgjë nuk është e diskutueshme këtu, ai ishte me të vërtetë afër nënshkrimit të një kontrate me klubin e ri, por ajo që padyshim është e diskutueshme është mënyra në të cilën gazetarët hungarezë shkruajnë atë tekst.
Ne citojmë: ‘Kur morëm vesh për vdekjen e Zoltan Sabo, ne arritëm të merrnim pronarin e klubit tonë juglindorë nga Baçka Topola - Janos Zemberi", thuhet në tekstin e portalit, të cilit Zemberi zbuloi se Sabo ishte shumë afër Honved.
Është turp të përdorësh vdekjen e dikujt për propagandë të përditshme politike dhe një përpjekje për të bindur njerëzit e tu se Baçka Topola është në të vërtetë një qytet në pjesën jugore të Hungarisë. Jo çdo gazetar në profesionin tonë është një person i shkolluar dhe i emancipuar.
Në çdo rast, ky është një skandal i përmasave të papara dhe shpresojmë që incidente të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen”, shkarravit portali serb “espreso.rs”.