Cristiano Ronaldo jo edhe gjithmonë shënon nga penaltia, kësaj radhe dështon dhe është fajtori më i madh që Juventusi nuk fiton.
Juve si vendas ndahet baras (1:1) me Atalantën e shqiptarit Berat Gjimshiti. Gjimshiti ka luajtur standard duke dhënë maksimumin në barazim.
Në minutën e 29-të Chiesa realizon për epërsinë 1:0 por Freuler barazon në atë të 67-tën, duke i sjellë pikë të madhe Atalantës.
Në minutën 61-të, Ronaldo nuk shënon nga penalltia.
Portieri Gollini e pret penaltinë, duke e kapur edhe topin në këndin e majtë, në anën tjetër e la pa fjalë Ronaldon apo e turpëron keq.
Pas javës së 12-të në Serie A, Juve renditet në pozitën e tretë me 24 pikë, ndërsa Atalanta është në pozitën e tetë me 18 sosh.