Skuadra e Arsenalit nuk është askund, plot 9 ndeshje pa fitore dhe gjithnjë e më shumë po thellohet në krizë.
Ata si vendas ndahen baras (1:1) me Southamptonin, në kuadër të javës së 13-të të Premier League në futboll.
Walcott në minutën e 12-të shënon për mysafirët, ndërsa Aubameyang shpëton Arsenalin nga humbje, duke shënuar në minutën e 52-të.
Nga minuta e 62-të 'Topçinjtë' mbeten me një lojtar me pak, për faktin se Gabriel u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.
Southamptonin është në vend të tretë me 24 pikë, ndërsa Arsenali mban pozitën e 15-të me 14 sosh.