Leeds ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:2 ndaj Newcastles.
Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, realizon për fitoren bindëse 5:2 të Leeds ndaj Newcastles.
Alioski u paraqit standard, tregon formë të mirë dhe shënon në minutën e 85-të.
Për Leeds realizuan Bamford (35'), Rodrigo (61'), Dallas (77'), Alioski (85'), Harrison (88') dhe për Newcastle Hendrick (26') e Clarck (65').
Pas javës së 13-të. Leeds zë pozitën e 13-të me 17 pikë po aq pikë ka edhe Newcastle që gjendet një vend më poshtë.