Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, po tregon lojëra të shkëlqyeshme në fanellën e Salzburgut.
Ai me Salzburgun si vendas e mposhtën me rezultat 6:2 Rapidin e Vjenës, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Austrisë.
Berisha shënon dhe asiston në dy gola.
Ai shënon në minutën e 19-të, ndërsa asiston në minutën e 16-të dhe në të 23-tën.
Për Salzburgun shënuan Szoboszlai (16’), Berisha (19’), Koita (23’), Daka (74'), Camara (83'), Kristensen (87’) dhe për Rapidin Fountas (45+1'-nga penalltia) e Ullmann (72').
Berisha ishte ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes, ndërsa u zëvendësua në minutën e 79-të.