Fitorja e Liverpoolit e ngazëllon edhe Kryeministrin Avdullah Hoti

Futboll

Fitorja e Liverpoolit e ngazëllon edhe Kryeministrin Avdullah Hoti

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:26
Avdullah Hoti

Liverpooli ka pushtuar kreun e tabelës në Premier League.

Pasi të mërkurën e ka mposhtur rivalin direkt Tottenhamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Anfield Road”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp, njihet që ka një numër të madh tifozësh edhe në Kosovë dhe njëri prej tyre është edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Duket se kjo fitore e ka entuziazmuar edhe Hotin i cili menjëherë pas ndeshjes, në profilin e tij në “Facebook” ka postuar një fotografi ku shihen lojtarët e Liverpoolit duke festuar fitoren.

Postimi i Hotit në “Facebook:

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, December 16, 2020
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat