Ylli brazilian, Neymar, pësoi një lëndim në ndeshjen e fundjavës së kaluar që Paris Saint Germani zhvilloj kundër Lyonit.
Ishte ndërhyrja e Thiago Mendes ajo që ia dëmtoj kyçin e këmbës Neymarit.
“Gabime ndodhin, por unë jam këtu për t’i ofruar Neymar faljet më të sinqerta. Shpresoj se nuk është serioze,” ishte shprehur 28 vjeçarit.
Edhe pse Mendes i kërkoj falje 28 vjeçarit, kjo nuk i ka mjaftuar disa tiozëve të cilët e kanë kërcënuar me familje, sipas asaj çfarë ka treguar gruaja e tij, Kelly.
“Nëse diçka i ndodh Neymar, ju do të paguani me jetën tuaj. Ju dhe familja juaj, një nga një”, ishte një nga mesazhet që Kelly lexoi për ’20 Minutes France’.
Guaja e futbollistit ka bërë të ditur se do të lajmëroj rastin në polici.