Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është duke shkëlqye në Serie A në fanellën e Atalantas.
I tillë ishte edhe mbrëmë kur skuadra tij mori një barazim ndaj Juventusin 1:1.
Pas kalimit të fazës së grupeve në “Champions League”, mbrëmë ishte një tjetër paraqitje mbresëlënëse e mbrojtësit shqiptar.
Një ndërhyrje perfekte ndaj Cristiano Ronaldos e ka ngritur më tepër figurën e Gjimshitit që nga “BergamoNeës” etiketohet si luftëtar.
Gjimshiti (7): “Pritje e pabesueshme ndaj Ronaldos në minutën e 11, tjetër ndërhyrje vendimtare me kokë ndaj Moratas në minutën e 16. E humb Chiesan në momentin e golit dhe ky është gabimi i vetëm në performancën pozitive. Luftëtar!”, shkruhet në vlerësim.