Klubi i Flamurtarit shfaqi habi me paralajmërimin e Komisionit të Disiplinës pas mbledhjes së djeshme për ndeshjet e javës së kaluar të futbollit shqiptar.
Në faqen zyrtare, klubi vlonjat kërkon të saktësohet se çfarë përgjegjësie klubi nuk ka përmbushur në ndeshjen e fundit ndaj Lushnjes teksa arsyetimi i KD-së është i paqartë.
Vendimi i Disiplinës për Flamurtarin
3. Flamurtari FC, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Reagimi i Flamurtarit
Cilat janë përgjegjësitë që Flamurtari nuk përmbushi?