Bayerni regjistron një tjetër rekord

Futboll

Bayerni regjistron një tjetër rekord

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Bayerni regjistron një tjetër rekord

Bayerni i këtij viti është një skuadër rekordesh. Pas 5 trofeve të fituar në 2020-ën, në pritje që të zhvillohet edhe Botërori i klubeve, bavarezët mund t’i gëzohen një tjetër arritjeje të shkëlqyer.

Dygolëshi i Robert Lewandowskit i dhuroi fitoren 2:1 ndaj Wolfsburgut skuadrës së Flick, që ka regjistruar një rekord fantastik.

Bayerni nuk ka humbur asnjë sfidë në fushën e vet në të gjithë kompeticionet gjatë këtij viti kalendarik.

Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin e largët 1981.

Ndeshja e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën (18:30). Djemtë e Flick do të luajnë jashtë fushe me Leverkusen dhe do të tentojnë fitoren për të parakaluar “Aspirinat” dhe për të mbyllur vitin kalendarik në krye të Bundesligës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat