Edhe këtë të enjte në mbrëmje të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të ndjekin dy sfida interesante, një nga Premier League dhe një nga Serie A.
Pas barazimit pa gola në derbin ndaj Manchester City-t, Manchester United do të kërkojë të rikthehet te fitorja në transfertën e Bramall Lane ndaj Sheffield United, që në këtë sezon ka zhgënjyer totalisht teksa ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 12 ndeshje dhe nëse nuk reagon shpejt mund ta presë që në fund të fazës së parë biletën për në Championship.
United ndërkohë ka një mundësi ideale për t’u afruar me kreun sot dhe duhet të bëjë çmos për të marrë tre pikët në këtë transfertë.
Roma ndërkohë ka mundësinë ideale për t’u pozicionuar në zonën Champions pas javës së 12-të të Serie A, madje për të barazuar edhe Juventusin në kuotën e 24 pikëve.
Përballë një Torinoje që është në vështirësi serioze dhe aktualisht pozicionohet në zonën e rënies nga kategoria, misioni nuk do të jetë i lehtë, gjithsesi Roma në Olimpico në këtë sezon ka bërë mirë dhe shanset për të marrë maksimumin në këtë sfidë që gjithashtu do të transmetohet në Supersport i ka maksimale.