E mërkura nuk ishte dita e Cristiano Ronaldos. Në sfidën ndaj Atalantës ylli portugez nuk u shfaq në formën optimale, ndërsa shpërdoroi 11-metërshin që mund t’i kishte dhënë 3 pikët Juves.
Gollini arriti të bënte një pritje perfekte në tentativën e Ronaldos, duke i surprizuar të gjithë pasi rrallëherë portugezi gabon nga pika e bardhë.
Ky gabim nga ana e Ronaldos ishte i katërti në 28 goditje në tri sezonet me Juven (ka gabuar kundër Chievos në 2019-ën në kampionat; ndaj Milanit në 2020- ën në Kupë Italie; si dhe ndaj Sampdorias e Atalantës në 2020-ën), ndërsa shifrat në karrierë flasin për 83% saktësi në realizim.
E thënë ndryshe, CR7 ka dërguar në rrjetë 137 nga 165 penallti që ka goditur: “Më vjen keq, nuk ishte ky rezultati që kishim menduar.
Gjithsesi, tani është koha të rikuperojmë forcat dhe të fokusohemi te ndeshja tjetër”, postoi CR7 në rrjetet sociale.