Kryetrajneri i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, Tahir Batatina, pret një pranverë me të bereqetshme.
“Luanat e mi, pranvera do të jetë e juaja dhe e KF Llapit.
Ju, qyteti i Llapit dhe Gollakut dhe të gjithë ne së bashku meritojmë më shumë. Pa Llapin e fortë nuk ka Superligë të fortë e cilësore.
Sot e mbyllëm një sezon me sfida dhe vështirësi sportive por të bashkuar ia dolëm të kthehemi në formën më të mirë të mundshme.
Jemi komponuar si skuadër, tashmë na mbetet të punojmë me intensitet të lartë dhe pranvera do flas për Llapin dhe "Legjendat"”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.