Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo do bëjë disa testime dhe më shumë mundësi do humbasë sfidën e radhës ndaj Parmas.
Braziliani ishte titullar nga Atalantas, por u zëvendësua në minutën e 27-të pasi pësoi lëndim në këmbën e djathtë.
Sipas Football Italia, Arthur do mungojë në ndeshjen e radhës, kurse zëvendësuesi i tij do jetë Adrien Rabiot që sapo është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë i gatshëm për vikend.
Juventusi momentalisht renditët në pozitën e tretë, derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje para se të nis pushimi dimëror.