Dokumentari që 'zbulon' shkaqet e vdekjes se Maradonës

Futboll

Dokumentari që 'zbulon' shkaqet e vdekjes se Maradonës

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:05
Dokumentari që 'zbulon' shkaqet e vdekjes se Maradonës

Javët e fundit është shkruar dhe thënë shumë për Diego Armando Maradonën. Vdekja e tij, në moshën 60-vjeçare, tronditi të gjithë botën, por midis thashethemeve mbi trashëgimisë, historive të dhomave të zhveshjes, qëndron misteri mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo Deportivo”, Discovery Uk është përpjekur të hetojë mbi shkakun e vdekjes, duke porositur ITN Productions të prodhojë një dokumentar me titull: “Çfarë e vrau Maradonën?”.

Sipas versionit zyrtar, “Pive d’Oro” vdiq për shkak të mosfunksionimit të zemrës, por ka hije dyshimi për shkaqet e vërteta.

Përmes intervistave me shkencëtarë, mjekë dhe njerëz të ndryshëm pranë legjendës argjentinase, ky dokumentar përpiqet të analizojë shkaqet e vërteta që çuan në vdekjen e kampionit të madh të futbollit. Bëhet një kthim pas duke u përqendruar në stilin e tij të jetës, për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

“Ky dokumentar ofron një pasqyrë unike në jetën dhe vdekjen e Maradonës, duke folur me njerëzit që e njihnin, e donin dhe punonin me të,” – zbuloi Sarah-Jane Cohen nga ITN Productions.

Dokumentari pritet të jetë shfaqet ekskluzivisht në platformën “Discovery Plus”, duke filluar nga 28 dhjetori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat