Juventusi dhe AC Milani janë dy klubet më të fundit në garë për yllin e Real Madridit, Isco.
28-vjeçari nuk është duke kaluar formë të mirë të “Los Blancos” dhe zyrtarisht ka pranuar se nuk është i lumtur me minutazhën që i jep Zinedine Zidane.
Spanjolli është pjesë e Realit që plotë shtatë vite dhe ka fituar 16 trofe, duke përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve dhe dy La Liga, por është i hapur për sfidën e re.
Sipas Calciomercato, Juventusi dhe Milani e duan lojtarin në janar, por duhet të mposhtin Evertonin që e përcjellë që një kohë.
Reali për Iscon kërkon së paku 20 milionë euro.