Ish-selektori kroat dhe i Shqipërisë, Otto Bariç, u varros sot në varrezat e Mirogoj të Zagrebit.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familja dhe miqtë e ngushtë.
Në lamtumirën e fundit të trajnerit të futbollit, u panë Zorislav Srebriç, Mirko Barishiç, Vlatka Peras, Milan Bandiq, Ilija Lonçareviç.
Otto Bariç vdiq të dielën në moshën 88 – vjeçare, nuk i përballoi Covid 19.
“Për shkak të masave epidemiologjike, varrimi u bë midis miqve të ngushtë dhe familjes, dhe midis të pranishmëve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Zagrebit Milan Bandiq, përfaqësuesit e Dinamos Vlatka Peras dhe Mirko Barishiq, Ilija Lonçareviç dhe Zorislav Srebriç”, shkruan portali kroat “Sllobodna Dalmcia”.