Klubet e Premierligës kanë votuar kundër mundësisë që të bëjnë pesë zëvendësime.
Një numër i trajnerëve kanë kërkuar që të bëjnë ndryshime e ndër ta ishin edhe Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.
Mirëpo, propozimi prapë ka dështuar sepse 14 vota ishin kundër nga 20 në total.
Por, rregulli i fundit që ka hyrë në fuqi është që skuadrat të kenë nëntë lojtarë në stol, meqenëse më herët ishin shtatë të lejueshme.