Liverpooli ka pasur shumë probleme me lëndime këtë edicion, duke i munguar shumë futbollistë në vazhdimësi.
Njëri prej tyre është edhe Xherdan Shaqiri, i cili është duke vuajtur të rikthehet nga një lëndim.
Reprezentuesi i Zvicrës nuk ka luajtur që nga muaji nëntor, dhe një zyrtar i Përfaqësueses së Zvicrës nuk e kupton këtë gjë.
Pierluigi Tami mendon se nuk e di se çfarë është duke ndodhur me futbollistin nga Kosova.
"Ne nuk e dimë se çfarë po ndodhë me Shaqirin. Ai ka stërvitur me ne deri në ditën e fundit dhe jemi në kontakte me mjekun e Liverpoolit, por nuk kemi informata specifike për lëndimin e tij", ka thënë Tami.
Në nëntor, trajneri Jurgen Klopp ka thënë se Shaqiri kishte një lëndim muskulor, dhe prej atëherë nuk ka luajtur.