Futbollisti Jordi Alba ka përfunduar në futbollistin më të kritikuar në rrjetet sociale.
Të mërkurën mbrëma, në Camp Nou, ku Barcelona e mposhti 2:1 Real Sociedadin, Jordi Alba bëri një veprim aspak, ama aspak sportiv.
Ai që e pësoi nga veprimi i Albës është shqiptari, Adnan Januzaj.
Në fund të pjesës së parë, Januzaj mori një goditje me tok në kokë shumë, shumë të fortë nga Jordi Alba që pa asnjë dyshim, dukej e qëllimshme.