(E plotësuar) - Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, sot në Zurich ka ndarë çmimet për më të mirët. Lojtari më i mirë i vitit: Robert Lewandowski (Bayern Munih). Një çmim i merituar nga lojtari i Bayernit që ka kaluar një supersezon dhe ka fituar gjithçka në këtë edicion futbollistik.
Lewandowski ashtu edhe pritej që të zgjidhej më i miri, duke pasur parasysh lojërat e tij fantastike dhe sukseset me klubin e Bayernit, kampion të Evropës, të Gjermanisë, fitues të Superkupës së Evropës, Kupës së Gjermanisë.
Në konkurrencë për këtë vit për më të mirin kanë qenë: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus) dhe Robert Lewandowski (Bayern).
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/17/850x636_robert-lewandowski-bayern-munich-2020-21_l1ih0a7dhgmv1028wlfiy5qe11608234308.jpg)
Ja formacioni më i mirë për vitin 2020: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Ramos, Davies; Kimmich, De Bruyne, Thiago Alcantara; Messi, Lewandowski, Ronaldo.
Formacioni më i mirë për femra: Endler; Bronze, Renard, Bright; Heath, Boquete, Bonansea, Rapinoe; Cascarino, Miedema, Harder.
Futbollistja më e mirë e vitit: Vivian Miedema (Arsenal).
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/17/auto_11608232826.jpg)
Formacioni më i mirë - femrat për vitin 2020
Hans Flick fitoi kurorën e trefishtë me Bayernin, por Jurgen Klopp u zgjodh trajneri më i mirë.
Për këtë Klopp ka thënë se është i befasuar pasi që atë e ka fituar për herë të dytë radhazi.
Në Zurich po mbahet ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e vitit 2020.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/17/850x636_bandicam-2020-12-17-19-18-44-928-665x6501608229408.jpg)
Neuer
FIFA po zgjedhë lojtarin/en, trajnerin/en, portierin/en dhe golin më të mirë të vitit 2020.
Neuer ka thënë se ka fituar kurorën e trefishtë me Bayernin duke thënë se në Lisbonë bën një punë të mirë bashkë si skuadër dhe fituan Champions League .
Futbollistja më e mirë e vitit: Vivian Miedema (Arsenal)
Trajneri më i mirë: Jurgen Klopp (Liverpooli)
Çmimi i bamirësisë: Markus Rashford (Manchester Utd)
Trajnerja më e mirë për femra: Sarina Vigman (Holandë)
Portieri më i mirë: Manuel Neuer (Bayern Munih)
Portierja më e mirë femër: Sarah Bouhaddi (Lyon).
Goli më i bukur i vitit: Heung Min Son (Totenhem)