Me hundë të thyer, mesfushori shqiptar Klaus Gjasula është aktivizuar pa maskën mbrojtëse në sfidën ku Hamburgu i tij u ndesh ndaj Sandhausen:
“Nuk mund të thyhet më shumë se kaq. Kisha 5 minuta të tmerrshme, pas të cilave diçka më ndodhi, humba sigurinë time. Pasi qëndova në stol për 90 minuta ndaj Kiel, vendosa me veten:
Nuk mund të vazhdoj më kështu! Në fillim desha që të përbushja pritshmëritë, desha të bëja jashtëzakonisht mirë. Tani jam përsëri ai lojtari i vjetër. Jo që ndodhi në publik pas barazimit tonë të dytë, kur kishim fituar pesë ndeshje, ishte ekstreme.
Mendoj se disa presin vetëm që të na rrëshqasë këmba. Por tani jemi në kategorinë e dytë, prej tre vitesh radhazi. Kjo duhet t’u ngulitet njerëzve në mendje.”, përfundon Klaus Gjasula.