Manchester United mori katër fitore radhazi në Ligën Premier, por në ndeshjen e fundit u ndal nga Manchester City.
Gjiganti anglez do të përballet me skuadrën e fundit në tabelë Sheffield United që ka pësuar 11 humbje dhe ka vetëm një barazim në 12 javët e para.
Djajtë e Kuq synojnë që të rikthehen te fitorja përsëri, ku me një tre pikësh nga ndeshja e sotme do të ngriteshin në vendin e pestë në tabelë.
Nga ana tjetër vendasit e Sheffield synojnë që të shkaktojnë befasi pasi janë në kërkim të pikëve.
Tanimë trajnerët e dy skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:

Sheffield United: Ramsdale; Baldock, Basham, Egan, Robinson, Stevens; Berge, Ampadu, Fleck; Burke, McGoldrick.

Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Telles; Matic, Pogba; Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford; Martial.