Bëri 60 kilometra në këmbë për skuadrën e tij, tifozi brazilian mposht miliarderin dhe fiton çmimin special!
Braziliani Marivaldo Francisco da Silva, tifoz i Sport Recife, ka fituar FIFA Fan Award që vlerëson tifozin më besnik.
Fituesi i këtij viti ka bërë 60 kilometra në këmbë për të ndjekur skuadrën e zemrës.
I janë dashur rreth 11 orë në total.
Ka mposhtur konkurrencën e miliarderit filantrop skocez James Anderson dhe tifozëve kolumbianë.