FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.
FIFA shpalli çmimet për më të mirët, gjithashtu edhe për lojtarin më të mirë të cilin e fitoi futbollisti i Bayern Munchen, Robert Lewandowski.
Lionel Messi ishte njëri ndër të nominuarit për më të mirin e vitit, ai gjithashtu u inkuadrua në formacionin e vitit.
Sipas ‘El Chiringuito’, argjentinasi kishte befasuar me votën e tij, ai kishte votuar për futbollistin e Paris-Saint Germain, Neymar Jr, përkatësisht ish kolegun e tij të cilin e vlersoi me pikë maksimale (5 pikë).
Futbollisti i dytë më i vlersuar nga 33 vjeçari ishte Kilyan Mbappe me (3 pikë).
Futbollisti i fundit i vlersuar nga argjentinasi ishte Robert Lewandowski me (1 pikë).