Votat e Ronaldos për The Best, befason portugezi

Futboll

Votat e Ronaldos për The Best, befason portugezi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:44
Cristiano Ronaldo

FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

Cristiano Ronaldo u inkuadrua në formacionin e vitit, gjithashtu ishte njëri ndër tre finalistët për çmimin lojtari i vitit, të cilin e fitoi futbollisti i Bayern Munchen, Robert Lewandowski.

Fillimisht u zbulua vota e Lionel Messi, i cili nuk e kishte votuar portugezin këtë vit, por Ronaldo ka befasuar me votën e tij.

Sipas ‘El Chiringuito’, Ronaldo i dha pikët maksimale për Robert Lewandowski (5 pikë).

Futbollisti i dytë më i votuar ishte Messi me (3 pikë).

Futbollisti i fundit i votuar nga 35 vjeçari ishte Kilyan Mbappe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat