Në Zyrih është zhvilluar ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e vitit 2020.
FIFA ka zgjedhur Robert Lewandowskin si futbollistin më të mirë të vitit, i cili ka mposhtur dyshen tjetër të nominuar, Messi – Ronaldo.
Trajneri i Kombëtares kuqezi Edi Reja, kapiteni Etrit Berisha dhe gazetari Dritan Shakohoxha kanë përfaqësuar Shqipërinë me votat e tyre. Për trajnerin më të mirë të vitit Reja, Berisha dhe Shakohoxha kanë votuar Jurgen Kloppin. Kurse për futbollistin më të mirë ka pasur preferenca të ndryshme. Ja votat e tyre:
TRAJNERI MË I MIRË
Edi Reja – Jurgen Klopp, Hansi Flik dhe Julen Lopetegui
Etrit Berisha – Jurgen Klopp, Hansi Flik dhe Marcelo Bielsa
Dritan Shakohoxha – Jurgen Klopp, Zinedine Zidane dhe Julen Lopetegui
LOJTARI MË I MIRË
Edi Reja – Robert Leëandowski, Cristiano Ronaldo dhe Mbappe
Etrit Berisha – Lionel Messi, Robert Leëandowski dhe Mbappe
Dritan Shakohoxha – Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Leëandowski