Në ndeshjen e xhiros 13 të kampionatit anglez të futbollit, Manchester United mposhti sonte Sheffield United me 3-2, duke regjistruar fitoren e dhjetë radhazi si mysafir.
Kështu United u bë skuadra e parë në historinë e Premier Ligës që shënoi të paktën dy gola në 10 ndeshje radhazi si mysafir. Klubi i fundit që e bëri këtë në klasën elitare të futbollit anglez ishte Tottenham në vitin 1960.
Rekordi u vendos gjithashtu nga Sheffield United, i cili mbeti në fund të tabelës me një pikë, e cila është performanca më e keqe e një klubi në historinë e futbollit anglez pas 13 raundeve të para.
Nikoqirët kaluan në epërsi në minutën e pestë përmes David McGoldrick. Sidoqoftë, United e ktheu rezultatin në favor të tij në pjesën e parë me golat e Marcus Rashford (26) dhe Anthony Martial (33).
Rashford shënoi për 3-1 në minutën 51 dhe një dritë shprese për nikoqirët solli McGoldrick me golin e tij të dytë në minutën 87. Por nuk kishte kohë dhe mundësi për më shumë se kaq.
Në ndeshjen e parë të sotme, Aston Villa dhe Burnley luajtën pa gola, dhe ishte barazimi i parë i Villa në këtë sezon.
Vendësit dominuan, duke dërguar deri në 27 goditje në portë, por nuk arritën të mposhtin Nick Pope.
Liverpool kryeson në tabelë me 28 pikë, Tottenham 25, Southampton dhe Leicester City kanë nga 24 pikë. Manchester Unidet është i gjashti me 23 pikë, ndërsa Sheffield United është bindshëm i fundit me një pikë.