Manchester United është rikthyer te fitorja në elitën e futbollit anglez.
Djajtë e Kuq kanë triumfuar në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë Sheffield United me rezultat të ngushtë 2-3.
Marcus Rashford me dy gola dhe Anthony Martial me një tjetër ishin shënuesit për Djajtë e Kuq, teksa David McGoldrick realizoi dy gola për vendasit.
Pikërisht autorët e golave nga të dyja skuadrat u vlerësuan me notat më të larta në këtë sfidë.
Tek United u vlerësuan me paraqitje të mirë edhe mbrojtësit Telles, Lindelof e Maguire.
Ndërkohë notat më të dobëta shkuan për portierët e dy skuadrave, Ramsdale e Henderson.

