E ardhmja e Sergio Ramos ka qenë një temë kryesore në mediet sportive kohët e fundit.
Kapiteni i Real Madrid ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ende nuk ka rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin.
Mediet spanjolle pretendojnë se pas një periudhe të gjatë negociatash, Reali vendosi të plotësonte kërkesat e kapitenit të tij.
Presidenti Perez është i gatshëm të shkelë parimet dhe do t’i ofrojë atij një kontratë dyvjeçare në vend të një kontrate një-vjeçare.
Në Real Madrid kanë një parim që lojtarët më të vjetër se 30 vjeç të zgjasin kontratat e tyre për vetëm një vit, por për shkak të Ramos ata janë të gatshëm të bëjnë një koncesion.
Mbrojtësi 34-vjeçar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekipin si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes, dhe tashmë ka oferta nga disa gjigantë evropianë.
Sipas informacionit të fundit, një kontratë e re një vjeçare do të nënshkruhet nga Luka Modriç.