“Ne Afrikanët nuk ekzistojmë…” Ky ishte një “tweet” i diskutueshëm nga një gazetar, që shkaktoi reagimin e Samuel Eto’o, i cili sigurisht nuk do të mbetet pa u vënë re.
Kampioni kamerunas iu përgjigj Osasu Obayiuwana, i cili ngriti pyetjen pse midis tri skuadrave më të mira të të gjitha kohërave, të zgjedhura nga revista franceze “France Football”, midis të gjithë fituesve të “Topit të Artë”, nuk kishte as një lojtar afrikan.
Në “tweet”-in e gazetarit, Eto’o dhe Weah janë vetetiketuar, përveç revistës franceze.
I pari u përgjigj, duke marrë gjithashtu një koment nga Obayiuwana: “Po, për sa iu përket sukseseve të futbollit, ne afrikanët nuk ekzistojmë.
Jo, nuk ekzistojmë për ato që iu interesojnë atyre”.