Skuadra me emër të madh në futbollit gjerman, Schalke 04 ka vendosur të largojë trajnerin, Manuel Baum.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit nga Gelsenkirchen.
Ky largim vjen pas rezultateve të dobëta që ka pasur Schalke në këtë edicion.
Schalke momentalisht ndodhet në vendin e fundit në tabelë me vetëm katër pikë të grumbulluara dhe rrezikon seriozisht largimin nga elita e futbollit gjerman.