Si të mos mjaftonin rezultatet negative në ndeshjet e fundit, Skënderbeu do t’i duhet të bëjë ndeshjen e nesërme ndaj Tiranës, pa titullarin e mbrojtjes Ditmar Bicaj.
Lezhiani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ahmataj për këtë përballje, për shkak të problemeve shëndetësore.
Dyshohet që Bicaj është i infektuar me COVID, gjithsesi në orët e ardhme pritet t’i nënshtrohet testit.
Lajmi i “Panorama Sport”, për mungesën për arsye shëndetësore te Bicajt, është konfirmuar edhe nga vetë trajneri Ahmataj, në konferencën për shtyp.