Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Astrit Selmani, ka ndërruar skuadër.
Ai është transferuar nga Varbergs Bois tek Hammarby, duke vazhduar kështu të luajë në elitën e futbollit suedez.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-skuadra e tij, Varbergs.
“I urojmë fat të madh Astritit në skuadrën e re, do të na mungojnë cilësitë unike të tij”, shkroi ndë të tjera ish-skuadra e tij.
Sipas mediave suedeze, vlera e transferimit të tij ishte 1 milion Euro.
Në 30 ndeshje të këtij sezoni, Selmani ka shënuar 15 gola, për çka ka zgjuar interesimin e madh të Kosovës, Shqipërisë dhe Suedisë.