Futbollisti i Napolit, Lorenzo Insigne, është dënuar me një ndeshje mos lojë dhe me 10 mijë euro dëmshpërblim.
Gjitha kjo ndodhi si pasojë e përjashtimit të 29 vjeçarit në ndeshjen kundër Inter, të cilën ‘Nerazzurrët’ e fituan 1-0.
Ndërkohë, Lorenzo Insigne, zbulohet se e kishte ofenduar gjyqtarin, gjë që e konfirmoi edhe trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso.
Ai pas lojës në intervistë tha se kjo nuk duhej të ndodhte pasi që në Angli dhe Skoci, lojtarët thonë këto fjalë çdo lojë dhe nuk përjashtohen.
Pavarësisht kësaj, Komisioni Diciplinor, i ka shqiptuar një dënim prej një ndeshje mos lojë dhe 10 mijë euro Insignes.
Edhe lojtari i Hellas Verona, Antonin Barak është pezulluar për tre ndeshje për ‘goditje të dhunshme në gjurin e një kundërshtari’.
Theksojmë që disa dënime në Itali nga Komisioni Diciplinor, ishin shumë të diskutueshme në media, njëra ndër to edhe kjo e Insignes, e cila u fol nga Gattuso.