Dhjetë mijë euro gjobë

Futboll

Dhjetë mijë euro gjobë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Dhjetë mijë euro gjobë

Ndaj Interi la skuadrën me 10 futbollistë, pasi u ndëshkua me karton të kuq për një reagim të ashpër ndaj arbitrit në momentin e akordimit të penalltisë, megjithatë Lorenzo Insigne ka marrë një lajm mjaft të mirë sot nga Gjykata Sportive.

Kjo pasi të gjithë i trembeshin një dënimi shembullor, siç është vepruar shpesh në raste të tilla, ku futbollistët nuk ia kanë hedhur paq pa të paktën 3 javë pezullim, por kapiteni i Napolit është pezulluar vetëm me një javë dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Merr frymë kështu Gennaro Gattuso, që do të ketë kapitenin në dispozicion sërish për ndeshjen e mesjavës së ardhshme, megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë këtë fundjavë, pasi ndaj Lazios do të luajë pa treshen Osimhen-Insigne-Mertens, të cilët janë edhe sulmuesit kryesorë të ekipit.

Me tre javë pezullim është ndëshkuar ndërkohë mesfushori i Veronës, Antonin Barak, i cili bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, ndërkohë që loja ishte e ndaluar dhe tani do t’i duhet të pushojë deri në fund të vitit dhe të rikthehet në muajin janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat