Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes që Barcelona zhvillon kundër Valendias në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas.
Ronald Koeman kritikoi përsëri orarin e ndeshjeve të këtij sezoni. Trajneri i Barcelonës, ankohet mbi të gjitha për kohën e vogël të pushimit që kanë futbollistët për rikuperim.
Holandezi beson se kalendari është shumë i ngushtë dhe tani me festimin e Super Kupës Spanjolle, situata e futbollistëve të Barcelonës do të përkeqësohet ende, të cilët nëse kualifikohen në finale do të duhet të luajnë një lojë më shumë në të njejtën periudhë kohore.
‘Unë ende them të njëjtën gjë. Kalendari është tejet i ngarkuar’, tha ai.
‘Nëse fitojmë gjysmëfinalen e Super Kupës do të ketë një lojë më shumë, të paktën në Granada luajmë pasdite… por ne po i vrasim lojtarët’, tha 57 vjeçari.
Më pëlqen të luajmë lojë pas loje, pa ngarkesë. Në udhëtime, ne kthehemi në shtëpi shumë vonë, dhe dy ditë më vonë një tjetër udhëtim dhe një lojë tjetër. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem në një sezon shumë të ngjeshur’,përfundoi Ronald Koeman.