Futbollisti i Napolit, Lorenzo Insigne, është dënuar me një ndeshje moslojë dhe me 10 mijë euro dëmshpërblim.
Këtë e ka bërë të ditur vetë shtëpia numër një e futbollit italian përmes buletinit zyrtar.
Insigne u përjashtua me të kuq në derbin përballë Interit, për ta lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak.
Megjithatë u zbulua se Insigne e kishte ofenduar gjyqtarin, ndërsa kishte reaguar edhe Gattuso, duke thënë se vetëm në Itali ndodhë që kapiteni të përjashtohet me të kuq direkt.
29 vjeçari pritet të jetë mungesë e theksuar për ekipin e tij në derbin e fundjavës kundër Lazios në udhëtim.